Pacolli viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Drejtësia do të triumfojë

20 October 2023, 18:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pacolli viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë:
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Lajmin e bën me dije Jetlir Zyberi, këshilltar i kryetarit të AKR-së.

“Bashkë me presidentin Behgjet Pacollin vizituam shokët tanë, ish luftëtarët e UÇK-së që po ballafaqohen me padrejtësi tash e tri vite. Vizita jonë ishte e karakterit miqësor siç ishin të gjitha vizitat e deritanishme”, ka shkruar Zyberi në rrjetet sociale.

“Jemi të bindur në pafajësinë e tyre dhe në luftën e drejtë të popullit tonë për liri. Jemi të bindur që fabrikimet e Serbisë dhe veglave të tyre, përkundër vuajtjeve në fund do të dështojnë”, shkruan më tej ai.

Në fund, Zyberi ka thënë se “drejtësia do të triumfojë”.


Video