Hamas liron dy pengjet e para, lihen të lira nënë e bijë nga SHBA

20 October 2023, 19:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hamas liron dy pengjet e para, lihen të lira nënë e bijë nga
Ushtria izraelite

Hamasi ka deklaruar se ka liruar dy shtetase amerikane që mbaheshin peng në Gaza.

Një zëdhënës i grupit terrorist njoftoi lirimin e pengjeve këtë të premte.

Konfirmimi fillestar i lirimit të pengjeve është bërë edhe nga reporteri i Fox News, Trey Yingst, duke raportuar nga Izraeli, dhe gazetari izraelit Almog Boker, i cili tha se dy pengjet e liruara janë nënë dhe bijë.

Po ashtu qendra izraelite e pengjeve ka konfirmuar lirimin e tyre.

Zëdhënësi i Hamas, Abu Ubaida tha se pengjet ishin liruar për “çështje humanitare”.

Ai tha se vendimi erdhi në përgjigje të përpjekjeve të ndërmjetësimit të Katarit dhe për t'i “provuar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e bëra nga Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza”.


Video