Çudia në Gjermani / Burri i dehur hyn në shtëpinë e gabuar dhe bën s*ks me gruan e gabuar, ajo e kuptoi vetëm kur e thirri me emër tjetër

5 July 2023, 17:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çudia në Gjermani / Burri i dehur hyn në shtëpinë e
Foto ilustruese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjermani, aty ku një burrë i dehur ka ngatërruar jo vetëm shtëpinë, por edhe gruan në krevat, me të cilën raportohet se ka kryer marrëdhënie intime.

Mediat gjermane duke cituar informacione nga procesi gjyqësor në Würzburg thonë se 33-vjeçari ishte i dehur në masën 1.8 gram/l kur në maj të vitit të kaluar hyri në shtëpinë e gabuar dhe kreu marrëdhënie seksuale me gruan që ndodhej në krevat.

33-vjeçari thuhet se e gjeti derën e apartamentit të hapur, por në momentin që hyri brenda banesa nuk kishte drita. Ai e pati të vështirë të lëvizte brenda banesës në errësirë të plotë por përfundoi në krevatin ku ndodhej gruaja dhe kreu marrëdhënie me të.

Gruaja mendoi se ishte burri i saj, i cili në fakt ishte shtrirë në një krevat në dhomën tjetër.

Ngatërresa u zbulua vetëm gjatë marrëdhënies intime, kur burri i dehur i thërriti gruas me emrin “Sandra”.

“Menjëherë e shtyva dhe ndeza dritën. Pashë një njeri të zhveshur që po qëndronte para meje. Ishte një makth”, ka treguar ajo para gjykatës, raporton Bild.

Në atë moment ajo thirri për ndihmë, ndërsa burri i saj vrapoi drejt dhomës. Çështja u mbyll në gjykatë me një gjobë prej 2,400 euro që burri i dehur duhet t’i paguajë familjes. Ndonëse 33-vjeçari ishte edhe ai viktimë, pasi u dhunua nga bashkëshorti i gruas dhe shokët e tij.


Video