Kjo është kandidatura që Joe Biden mbështet për kreun e ri të NATO-s

5 July 2023, 16:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kjo është kandidatura që Joe Biden mbështet për kreun e
Presidenti amerikan Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden kërkon që në krye të Aleancës së Atlantikut Verior (NATO) të vijë kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

The Telegraph raporton se kandidatura sekretarit britanik të mbrojtjes, Ben Wallace është bllokuar. Ndërsa tashmë e preferuara e SHBA-së për kreun e ri të NATO-s është Von der Leyen.

Të martën e kaluar, aleatët e NATO-s ranë dakord që mandati i sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg të zgjatet edhe me një vit. Ai ka qenë në krye të NATO-s prej tetorit të vitit 2014, dhe duket se do të qëndrojë deri në 2024-ën.

Krerët e NATO-s shpresojnë të dakortësohen për zgjedhjen e kreut të ri gjatë samitit të përvitshëm që do të mbahet në Vilnius të Lituanisë, por deri tani kanë dështuar në zgjedhjen e një kandidati.

Von Der Leyen tashmë konsiderohet si e besuara e Uashingtonit, ndërsa gjatë vitit të fundit asaj i janë besuar edhe informacionet e inteligjencës amerikane gjatë luftës në Ukrainë. Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu besohet ta mbështesë Von Der Leyen, pasi ai ishte një prej liderëve që bllokuan kandidaturën e Wallace.

Mediat e huaja raportojnë se gjatë një bisede private, Von Der Leyen u ka thënë zyrtarëve të lartë amerikanë se nuk është e gatshme të pranojë asnjë post të ri, deri në vitin 2024.


Video