Kreu i komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer thotë se në rast të një shpërthmi në centralin bërthamor të Zaporizhia-s, do të ndikohet e gjithë bota.
Bauer tha se katastrofa, nëse ndodh, nuk do të ndikojë vetëm operacionet ushtarake në Ukrainë, por do të prekë të gjithë botën, pasi një ngjarje e tillë do të kishte pasoja për të gjithë kontinentin evropian.
“Nëse kjo ndodh, është më tepër se një problem ushtarak për Ukrainën. Është një problem për të gjithë botën”, tha Bauer.
Ai tha se një ngjarje e tillë do të ishte katastrofë mjekësore dhe ekologjike që shtrihet përtej NATO-s.
Megjithatë Bauer u shprehse ka pak gjasa që një gjë e tillë të ndodhë, pasi Rusia do të humbiste mbështetjen që ata kanë në botë.
Ditët e fundit, për shkak edhe të kundërofensivës së ushtrisë ukrainase dhe pas shpërthimit të digës në lumin Dinipro, janë shtuar zërat se Rusia mund të provokojë një incident nuklear në centralin termobërthamor të Zaporizhia-s, që është edhe më i madhi në Europë.
Disa raportime të pakonfirmuara në rrjetet sociale, thonë se një numër i madh ushtarësh rusë kanë nisur të evakuohen nga fshatrat pranë Zaporizhia-s, duke u akomoduar pranë Krimesë.