Është identifikuar personi i dyshuar si autori kryesor i masakrës që tronditi provincën kanadaze të Kolumbisë Britanike, ku nga të shtënat me armë u regjistruan 10 viktima.
Mediat e huaja shkruajnë se autori i masakrës është Jesse Strang që u identifikua nga një anëtar i ngushtë i familjes.
Mësohet se Strang është një transgjinore 18-vjeçare.
Në një prononcim për mediat e huaja, Russell G. Strang, xhaxhain e Jesse Strang, konfirmoi se Jesse ishte transgjinor dhe përgjegjëse për të shtënat me armë zjarri që u morën jetën 10 personave, mes tyre dhe veten e saj.
Gjithashtu nga verifikimet e kryera në rrjet u zbulua një llogari Youtube që rezulton të jetë në pronësi të Jesse-s përmban flamurin transgjinor dhe përdor përemra "ajo/saj".
Nga ngjarja e rëndë thuhet se edhe 25 persona të tjerë po vlerësohen për lëndime në qendrën mjekësore lokale.
Sipas policisë nuk mendohet të ketë të dyshuar të tjerë apo ndonjë rrezik të vazhdueshëm, dhe shtuan se janë duke vijuar kërkimet për persona të tjerë që mund të jenë lënduar.