'Dua të flas me Behgjet Pacollin' i refuzohet kërkesa Naim Murselit në burg!

11 Shkurt 2026, 12:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Behgjet Pacolli/ Naim Murseli

Në seancën e sotme lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, i dyshuari Naim Murseli ka kërkuar të ketë komunikim me djalin e tij, si dhe me biznesmenin Behgjet Pacolli.

Gjyqtarja Fatime Dermaku njoftoi se sa i përket kërkesës për të komunikuar me djalin, autoritetet suedeze janë kontaktuar dhe pritet një përgjigje.

“Kemi kontaktuar me autoritetet suedeze dhe jemi në pritje të përgjigjes së tyre, ndërsa sa i përket kërkesës për të komunikuar me Behgjet Pacollin në numër të telefonit të Zvicrës dhe dhëndrin tuaj ajo është kërkesë që nuk lejohet, se është kategori e personave që nuk e lejon ligji”, tha gjyqtarja.

'Dua të flas me Behgjet Pacollin' i refuzohet kërkesa Naim

Ndërkohë, kërkesa për të komunikuar me Behgjet Pacollin përmes numrit të tij të Zvicrës është refuzuar.

 


Video