Festimja e Bulqizës pranon se shkeli ligjin – Pas denoncimit të ...
15 Mars, 21:51Fokus
Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç shkruajnë mediat e shtetit fqinj, sipas shërbimeve sizmologjike, epiqendra e lëkundjes ndodhej në zonën ndërmjet Prizrenit dhe Tetovës, në koordinatat 42.137 gradë gjerësi veriore dhe 20.998 gradë gjatësi lindore, me një thellësi prej rreth 5 kilometrash.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa pjesë të Kosovës dhe në rajonin përreth.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. Autoritetet kompetente bëjnë të ditur se situata po monitorohet dhe se po mblidhen të dhëna shtesë.