U dhunua nga policia sepse nuk kishte vendosur hixhabin, 16-vjeçarja iraniane vdes pas 1 muaji në koma në Iran!

28 October 2023, 11:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U dhunua nga policia sepse nuk kishte vendosur hixhabin, 16-vjeçarja
Armita Geravand

Vdes Armita Geravand, 16-vjecarja iraniane, e cila u rrah nga policia përse nuk kishte vendosur hixhabin në metro në Teheran. 16-vjeçarja ra në gjendje kome 28 ditë më parë.

Lajmi mbi vdekjen e Armitas u përhap nga mediat shtetërore.

Rreth një javë më parë doli lajmi se ajo ishte e shtruar në terapi intensive në spitalin Fajr në kryeqytet dhe ishte në gjendje kome të pakthyeshme.

Mjekët nuk u kishin dhënë shpresë familjarëve pasi truri i saj kishte vdekur.

“Hollësitë e fundit rreth gjendjes shëndetësore të Armita Garavadi tregojnë se truri i saj reshti së funksionari, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor”, pohuan mediat e Republikës Islamike.

Armita dhe dy shoqet e saj tentuan të hynin në një stacion metroje në Teheran në fillim të tetorit, ku u ndaluan nga oficerët e policisë për shkak se nuk mbanin hixhabin, që është i detyrueshëm në Iran.


Video