Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kalon rezolutën për armëpushim humanitar në Gaza, rrëzon SHBA-në për dënimin e Hamas

27 October 2023, 22:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kalon rezolutën për
Gaza nen bombardim

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka kaluar me 120 vota pro, 14 kundër dhe 45 abstenim, një rezolutë të vendeve arabe, e cila kërkon një pushim humanitar në Gaza, për t’i ardhur në ndihmë palestinezëve aty.

Megjithatë, Asambleja nuk ka pranuar të kalojë dy amendamente të mbështetura nga Kanadaja dhe SHBA, sa i takon dënimit të Hamasit për marrjen e pengjeve izraelite.

Shqipëria, sa i takon rezolutës së vendeve arabe, ka abstenuar votën e saj.

Amendamenti kanadezo-amerikan do të kishte dënuar në mënyrë eksplicite Hamasin dhe “marrjen e pengjeve”.

Ajo u prezantua nga Kanadaja në përgjigje të rezolutës së paraqitur nga një grup vendesh arabe që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm, të qëndrueshëm dhe të qëndrueshëm humanitar”.

SHBA-të e kishin mbështetur gjithashtu amendamentin, duke kritikuar rezolutën origjinale të paraqitur nga Jordania për mos etiketimin e qartë të Hamasit, lidhur me marrjen e pengjeve izraelite.

88 anëtarë votuan pro, 55 kundër dhe 23 abstenuan, sa i takon amendimit shtesë, i cili nuk arriti të marrë një shumicë prej dy të tretash.

E gjitha vjen në një kohë kur luftimet tokësore mes Izraelit dhe Hamasit kanë nisur.

 


Video