Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, në një konferencë për media të premten në Bruksel, ka folur për takimet e djeshme me Kosovën dhe Serbinë duke thënë se situata ishte “pikëlluese”.
Megjithatë Scholz ka shtuar se Kurti dhe Vuçiç kanë thënë se marrëveshjet do të zbatohen.
“Në këtë situatë vërtetë pikëlluese ishim në gjendje të ecim përpara. Nuk e ndaj vlerësimin tuaj. Por mendoj se nëse e bëjmë një vlerësim politik, besoj se mund të ndahet vlerësimi im se zoti Kurti dhe z. Vuçiç thanë se propozimet konkrete nga Marrëveshja e Ohrit dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të implementohen.
Këtë ata e thanë qartë. Ky është një hap i rëndësishëm dhe duam ta shohim të ndodhë”, ka theksuar Schoz.