Turisti serb vdes në ishullin e Korfuzit, autopsia zbulon detajin tronditës, në stomak kishte...

12 August 2024, 20:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Turisti serb vdes në ishullin e Korfuzit, autopsia zbulon detajin
Foto ilustruese

Trupi i pajetë i një shtetasi serb është gjetur më 10 gusht në një banesë në ishullin e Korfuzit në Greqi.

Mediat serbe bëjnë me dije se ai ka qenë aty me pushime.

Mediat greke shkruajnë se ai ka vdekur pasi ka gëlltitur pesë pako të mbushura me drogë, ndoshta kokainë.

Ai dyshohet se ka marrë me qira një apartament në Korfuz më 7 gusht dhe është gjetur i pajetë në një nga dhomat e banesës.

Pas autopsisë u konstatua se ai kishte gëlltitur pesë pako të mbushura me lëndë narkotike. Secila peshonte 83 gram.

Një ekspert i gjykatës tha se në gjakun e shtetasit serb janë gjetur gjurmë të substancave të tjera psikoaktive.

"Pakot plastike nuk u mbyllën kur ai i gëlltiti. Si pasojë, organet e tij filluan të fryhen, duke bërë që uji të mblidhej në mushkëri. Ai përfundimisht vdiq nga kjo", tha eksperti i gjykatës.


Video