Zelensky komenton sulmin ukrainas në Rusi: Moska meriton përgjigje

12 August 2024, 10:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky komenton sulmin ukrainas në Rusi: Moska meriton përgjigje
Volodymir Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky ka dhënë komentin e tij për sulmin ukrainas në Kursk të Rusisë.

Zelenskyy tha se masa e marra nga Ukraina është për hakmarrje, për sulmet që ka bërë Rusia në shtetin ukrainas.

Ai tha se Rusia meriton përgjigje, pasi gjatë verës ka bërë gati 2000 sulme në vendet kufitare.

“Kemi lëshuar artileri, mortaja e drone. Ne gjithashtu bëjmë sulme me raketa. Sulmet e Rusisë meritojnë përgjigje të drejtë”, tha lideri ukrainas.

Raportimet nga fronti i luftës thonë se deri në 6000 trupa kanë kaluar kufirin. Kievi ka thënë se trupat ukrainase kanë hyrë gjithashtu edhe në rajonin e Belgorod.


Video