Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester, autori nga "Europa Lindore"

12 Gusht 2024, 17:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Autori i dyshuar i ngjarjes në Leicester

Anglia është tronditur sërish nga një sulm me thikë në qytetin Leicester, ditën e sotme.

Sipas raportimeve në media, një i ri ka qëlluar me thikë një grua 34-vjeçe dhe një vajzë 11-vjeçe, para se të ndalohej nga disa qytetarë që ndodheshin në sheshin e qytetit.

Dy të plagosurat janë transportuar në spital, por nuk ka detaje mbi gjendje e tyre shëndetësore. Ngjarja e rëndë vjen vetëm pak ditë pas një sulmi me thikë në Southport, ku u vranë tre vajza të mitura.

Sipas raportimeve në mediat sociale, dëshmitarët kanë thënë se autori ishte nga "Europa lindore", megjithatë ky informacion është i pakonfirmuar zyrtarisht.

Video