Makina merr përpara turmën me njerëz në Berlin, ka të vdekur dhe të plagosur (Foto+ Video)

8 June 2022, 13:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Makina merr përpara turmën me njerëz në Berlin, ka të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berlin.

Një person ka mbetur i vdekur dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një makinë është përplasur në lagjen Charlottenburg.

Zëdhënësi i policisë së Berlinit, Martin Dams, tha se drejtuesi i makinës Ranault, u arrestua.

Policia thotë se ene nuk ka mundur të konstatojë nëse bëhet fjalë për një aksident, apo një veprim të qëllimshëm.

Një hetim i plotë po kryhet për rastin.



Video