
Stuhia ka përfshirë krenarinë e qytetarëve të Cremona. Në qendër të polemikave është zgjedhja për të ekspozuar një manekin në përmasa reale, të maskuar si Madonna, me gjoks të zbuluar gjatë paradës së komunitetit LGBT.
Një përfaqësi lokale e gjykoi si blasfemuese. Organizatat e shoqërisë civile kritikuan edhe kryebashkiakun Gianluca Galimberti, por ai u mbrojt në Facebook:
"Parada me statujën e Madonës ishte mungesë respekti jo vetëm ndaj atyre që besojnë dhe ndaj historisë së qytetit, por për mendimin tim edhe ndaj atyre që morën pjesë në kortezh, duke shprehur idetë e veta me respekt.
Për ata pak njerëz unë them se shprehja e qëndrimeve duhet të bëhet duke marrë në konsideratë dhe respektuar ato të të tjerëve. Gjithmonë".