Prag lufte? Turqia kërcënon Greqinë, çfarë po ndodh mes dy vendeve

7 June 2022, 16:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prag lufte? Turqia kërcënon Greqinë, çfarë po ndodh
Ushtria e Turiqsë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka paralajmëruar Greqinë me pushtimin e ishujve, nëse Athina zyrtare vazhdon shkeljet në hapësirat detare dhe ujore të Turqisë.

“Prej vitesh ka çështje për të cilat nuk mund të biem dakord me Greqinë, e cila po bën shkelje në hapsësirat detare. Greqia vazhdon të militarizojë ishujt. Kemi dërguar dy letra me qëndrimet tona në Kombet e Bashkuara.

Në rast se Greqia do të vazhdojë shkeljet në ishujt me regjim të çmilitarizuar, atëherë do të diskutohet për sovranitetin e tyre. Nëse kjo situatë vazhdon, do të diskutohet për sovranitetin e ishujve”, ka deklaruar Çavuşoğlu.

Ministri turk komentoi deklaratat e bëra për Turqinë nga ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias.

“Deklaratat e zotit Dendias janë absurde. Situata në të cilën ndodhet Greqia është e mjerueshme. Nuk e di nëse vlerësohet kjo, por Greqia është shumë e mirë për të qarë. Na vijnë në fytyrë dhe na përqafojnë. Pas nesh, megjithatë, ata tregojnë inat, urrejtje dhe shpifje." - ka deklaruar ai


Video