Ish-Presidenti rus: I urrej të gjithë, janë bastardë sepse duan të na zhdukin

7 June 2022, 13:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-Presidenti rus: I urrej të gjithë, janë bastardë sepse
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale.

Në një postim në Telegram ai është shprehur se “ata duan zhdukjen e Rusisë dhe se do të bëjë gjithçka për t’u zhdukur”.

“Më pyesin shpesh pse postimit e mia në Telegram janë kaq të ashpra. Përgjigjja është që i urrej. Ata janë bastardë. Ata duan vdekjen për ne, Rusinë. Dhe sa të jem gjallë, do të bëj gjithçka për t’i zhdukur”, shkruan Medvedev.

Nuk dihet saktësisht se për kë e ka këtë deklaratë ish-lideri, por ai njihet për deklaratat e tij nacionaliste.

Së fundmi marrëdhëniet diplomatike mes Rusisë dhe perëndimit janë përkeqësuar për shkak të luftës në Ukrainë.

Ndërkohë mediat e huaja e lidhin këtë deklaratë me qëndrimin e tij ndaj perëndimit.


Video