Superjahti i themeluesit të WhatsApp-it, furnizohet me naftë pa akcizë në Durrës (Foto)

8 July 2022, 11:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Superjahti i themeluesit të WhatsApp-it, furnizohet me naftë pa
Jan Koum

Mëngjesin e sotëm u ankorua në portin e Durrësit, superjahti “Moonrise”, i cili është në pronësi të themeluesit të Whatsapp, Jan Koum. Superjahti u ankorua rreth orës 09.30 dhe ndalesa e mëparshme e “Moonrise” ka qenë porti i Barcelonës, Spanjë.

Me një gjatësi prej rreth 100 metrash, mjeti lundrues super luksoz është prodhuar në vitin 2020, në një kantier në Holandë.

Jan Koum është një miliarder i lindur në Ukrainë në vitin 1976 dhe ka një pasuri 10 miliardë dollarë. Në moshën 16-vjeçare ai udhëtoi drejt SHBA së bashku me familjen e tij. Kujtojmë se jahtet e huaja mund të furnizohen me naftë me çmim më të lirë, pa akcizë.



Video