"Janulla tha kam qenin", fqinjët tregojnë detaje nga zjarri në Tiranë: E ëma e foshnjës kishte dalë për kafe...

8 July 2022, 09:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Janulla tha kam qenin", fqinjët tregojnë detaje nga zjarri
Fqinji flet për mediat

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët një shtëpi private në zonën pranë Maternitetit të ri në Tiranë.

Komshiu gjatë një interviste për “Fax News” tregon momentet e tmerrit kur shtëpia ishte e përfshirë nga flakët ndërsa brenda saj ndodheshin gjyshja dhe një foshnjë 6-muajshe e cila u nxor e pajetë.

Ai tregon se ambulanca dhe zjarrfikësit u vonuan shumë, ndërsa efektivët nuk kishin pajisjet e duhura për tu futur brenda banesës që po shkrumbohej plotësisht dhe tymi kishte përfshirë të gjithë zonën.

“Unë po flija por më zgjoi gruaja dhe më tha po del tym nga shtëpia e komshiut. Dola jashtë takova një djalë dhe donim ta ndihmonim. Më thanë që ka fëmijën e vogël brenda, një djalë i ri u zhvesh dhe donte të futeshe brenda por ishte e pamundur të futeshe.

Ai djali thirri edhe disa shokë të tjerë, ata tentuan bënë çmos që të shpëtonin fëmijën, atë që bënë ata djem nuk e bëjnë dot as ata që paguhen.

Ambulanca dhe zjarrfikësit u vonuan pak, këto janë problemet e atyre. Ne e njoftuam menjëherë policinë. Djali nuk futej dot brenda pasi kishte tym shumë.

Plaka nuk qëndronte dot vetë në këmbë dhe nuk kishte si të mbante fëmijën. U fut një zjarrfikës me maskë edhe ishte e pamundur të futeshe. Një zjarrfikës tjetër me maskë u fut dhe ndërhyri. Shumë minuta pas zjarrit ka dalë foshnja nga brenda. Zjarrfikësit nuk kishin rezistencë.

Ajo ka qenë në Kosovë te goca tjetër dhe një javë më parë erdhi. Mendoj se nuk ka pasur drita dhe më tha që do t’i paguajë nesër. Kur erdha unë pashë pa drita, shpërthim bombule nuk e besoj se s’kishte.  E ëma nuk ishte dhe nuk e di përse ska qenë në banesë”, tregon komshiu.

“20-30 vjet kanë që rrinë këtu, janë njerëz të mirë dhe të urtë. Jetonte me gocën që kishte fëmijën 6-muajsh, gocën e kishte të divorcuar. Kushte siç jetojnë gjithë shqiptarët, në ato kushte ishin. Të gjithë ne i dhamë ndihmën e parë. Qante çuni i vogël me ulërima, bërtiste foshnja, ulëriste. Hyri goca brenda, por ishte e pamundur. Janulla (gjyshja) tha kam qenin, e harroi djalin. Pastaj tha ua kam foshnjën. Bërtiti. Nëna e fëmijës kishte dalë të pinte kafe. Kaq ishte gjithë skema. Tym i madh, kur dolëm ne çfarë të shikonim. Vajza mori direkt zjarrfikësen. Zjarrfikësja erdhi shpejt, por kur e kanë nxjerrë polici foshnjën po qante. E mori nipi im e futi në ambulancë, fëmija ishte gjallë. I vunë aparatet, por kishte vdekur në spital”, tha një fqinjë tjetër. 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët një shtëpi private në zonën pranë Maternitetit të ri në Tiranë. Në momentin që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë gjyshja dhe foshnja 6-muajshe. Fatkeqësisht, foshnja ka ndërruar jetë ne spital, ndërsa e moshuara ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se gjyshja Janulla Lilaj, jetonte në shtëpinë ku ra zjarri në Ali Dem bashkë me vajzën dhe nipin foshnje R. L., që ka ndërruar jetë.


Video