Opozita e drejtuar nga Sali Berisha ka protestuar sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pjesëmarrja ishte e lartë, por drama e kësaj proteste ishte ata që e përfaqësojnë.
Nëse iu referohesh folësve ishin të gjithë personazhe të dala boje që nuk ofrojnë asgjë.
Por në protestë ra në sy dhe një detaj tjetër.
Zonja e Parë e vendit Monika Kryemadhi ishte në krah të ish Zonjës së Parë Liri Berisha.
Kanë 30 vjet që këto dy gra ndjekin sa në opozitë dhe në pushtet bashkëshortët e tyre, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Fytyra e këtyre dy zonjave është dhe fatkeqësia e kësaj opozite.
Për 30 vjet kanë të njëjtët njerëz dhe të njëjtën filozofi.
Protesta e sotme ishte përshtatja me e mirë e shprehjes “më bëni dhe një herë nuse pa di unë si nusëroj”.
Ky vend po vidhet çdo ditë nga kjo qeveri që ka, dhe arsyet për të protestuar janë të shumta, por kur ke 30 vjet të njëjtët personazhe, rotacioni bëhet edhe më i vështirë./VOX News