Me shapka dhe varëse floriri në qafë, del fotoja e "killerit" të masakrës së Çoles

7 July 2022, 16:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me shapka dhe varëse floriri në qafë, del fotoja e
Ani Begaj

Policia ka publikuar foton e të shumëkërkuarit Ani Begaj, i cili u arrestua këtë të enjte pasi është dënuar me 35 vite burg në mungesë lidhur me masakrën e Çoles, ngjarje e regjistruar në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Në momentin e arrestimit, 27-vjeçari ka qenë i veshur me veshje sportive të shkurtëra, me shapka dhe me varëse floriri në qafë. Ai shoqërohej së bashku me kushëririn e tij Elton Begajn. Ata kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip Nisan. Nuk i kanë ndaluar policisë në Lungomare, por pas ndjekjes nga ana e uniformave blu, janë ndalur në një rrugicë në lagjen pavarësia të Vlorës.

Kushëriri i tij ka qenë i armatosur me armë zjarri pistoletë, e cila është sekuestruar nga e Policisë, së bashku me automjetin tip "Nissan".

Lidhur me Masakrën e Çoles është dënuar me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj janë dënuar me nga 35 vjet burg në mungesë.



Video