Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit Ani Begaj, 27 vjeç, i dënuar me 35 vite burg në mungesë për Masakrën e Çoles, ngjarje e regjistruar në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.
Ani Begaj është prangosur së bashku me kushëririn e tij Elton Begajn. Ata kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip Nisan. Nuk i kanë ndaluar policisë në Lungomare, por pas ndjekjes nga ana e uniformave blu, janë ndalur në një rrugicë në lagjen pavarësia të Vlorës.
Kushëriri i tij ka qenë i armatosur me armë zjarri pistoletë, e cila është sekuestruar nga e Policisë, së bashku me automjetin tip "Nissan".
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Lidhur me Masakrën e Çoles është dënuar me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj janë dënuar me nga 35 vjet burg në mungesë.