"Folëm dje, ishe optimist", kolegu tregon bisedën e fundit me Myftarajn: Pse Kaç?! Do ta fitoje betejën me sëmundjen

7 July 2022, 19:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Folëm dje, ishe optimist", kolegu tregon bisedën e fundit
Kastriot Myftaraj

Gazetari Kastriot Myftaraj i dha fund jetës mesditën e sotme, pasi u hodh nga kati i katër i apartamentin ku banonte në zonën e “Ali Demit”. Këtë akt dyshohet se ai e ka ndërmarrë në gjendje të rënduar psikologjike, pasi kishte vetëm pak kohë që kishte mësuar se ishte diagnsotifikuar me tumor në tru.

Lidhje me këtë vdekje tragjike ka patur reagime të shumta, teksa së fundmi ka reaguar edhe kolegu i tij, publicisti Robert Papa. Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet tejet i tronditur nga kjo ngjarje teksa tregon se ditën e djeshme ka biseduar me Myftarajn dhe ky i fundit i ishte dukur optimist dhe se do ta fitonte betejën me sëmundjen.

“Pse Kac? Pse? Do ta fitoje betejën me sëmundjen.. folëm dje. Ishe optimist. Lamtumirë.. Ma prishe ditën… Pa fjalë”, shkruan Papa.

"Folëm dje, ishe optimist", kolegu tregon bisedën e fundit


Video