Shembet një pjesë e Torre dei Conti në Romë, disa të plagosur (VIDEO)

3 Nëntor 2025, 13:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Romë

Një pjesë e Torre dei Conti, aktualisht në rikonstruksion, u shemb në zemër të Romës.

Një pjesë e kullës u shkëput nga çatia dhe shkaktoi një re të madhe pluhuri.

Një punëtor 64-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat dhe u dërgua në spital në gjendje kritike për shkak të një dëmtimi në kokë. Një punëtor është ende nën rrënoja, i gjallë. 

Një shembja e dytë goditi zjarrfikësit që po punonin për të nxjerrë punëtorin ende të bllokuar në rrënoja. Të gjithë zjarrfikësit thuhet se janë të padëmtuar.

Dy persona të tjerë të plagosur, me lëndime të lehta, refuzuan transportin në spital. 


Video