Trump përgatit Pentagonin për luftë, SHBA gati të ndërhyjë me trupa ushtarake në Nigeri

3 Nëntor 2025, 09:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi të shtunën se ka kërkuar nga Departamenti i Mbrojtjes të përgatitet për një veprim të mundshëm ushtarak në Nigeri, ndërsa vazhdon ta akuzojë qeverinë nigeriane se nuk po bën mjaft për të ndalur dhunën ndaj komuniteteve të krishtera.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Trump e dënoi atë që e quajti “masakër kolektive” ndaj të krishterëve. 

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë menjëherë gjithë ndihmën dhe mbështetjen për Nigerinë, duke paralajmëruar qeverinë e vendit të “veprojë shpejt”.

“Unë urdhëroj Departamentin tonë të Luftës të përgatitet për veprime të mundshme,” shkroi Trump, duke shtuar se SHBA “mund të shkojë në atë vend tashmë të diskredituar, ‘me armë të ndezura’, për të shkatërruar plotësisht terroristët islamikë që kryejnë këto mizori.


Video