Tërmeti 6.3 ballë shkund Afganistanin, 20 të vdekur dhe 360 të plagosur

3 November 2025, 08:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tërmeti 6.3 ballë shkund Afganistanin, 20 të vdekur dhe 360 

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti të fortë që goditi Afganistanin verior në orët e para të mëngjesit të së hënës. 

Autoritetet lokale paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet ndërsa vijojnë operacionet e shpëtimit.

Sipas zyrtarëve lokalë, 320 të tjerë mbetën të plagosur nga lëkundjet e forta që tronditën zonën pranë qytetit Mazar-e-Sharif, një nga qytetet më të mëdha të vendit me rreth 500 mijë banorë.

Tërmeti me magnitudë 6.3 u regjistrua rreth orës 01:00 sipas orës lokale, me një thellësi prej 28 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara. Institucioni e vlerësoi ngjarjen me nivel alarmi “portokalli”, që nënkupton se ka gjasa për viktima të shumta dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Autoritetet provinciale thanë se shifrat pritet të ndryshojnë, pasi ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet në zonat më të prekura nga tërmeti


Video