Sa shpejt mund të bëhet Ukraina anëtare e BE-së?

2 March 2022, 10:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sa shpejt mund të bëhet Ukraina anëtare e BE-së?

Parlamenti Evropian ka miratuar me shumicë dërrmuese të eurodeputetëve draft-rezolutën që mbështet dhënien sa më shpejt të statusit kandidat për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Normalisht procedura e antëarësimit sipas nenit 49 të Marrëveshjes së Lisbonës rë BE-së është e gjatë dhe e ndërlikuar. Pas parashtrimit të kërkesës duhet që të 27 vendet anëtare të mandatojnë njëzëri Komisionin  e BE-së me verifikimin e kërkesës për anëtarësim.

Nëse Komisioni konstaton që janë të mundura bisedimet e anëtarësimit, pason miratimi në këshill, në të cilin janë të përfaqësuar qeveritë e vendeve anëtare. Me miratimin e tyre shteti aspirant për anëtarësim fiton zyrtarisht statusin e vendit kandidat.

Bisedimet për anëtarësim nisin nganjë konferencë ndërqeveritare dhe mund të zgjasin katër vjet. Turqia negocion që nga viti 2006 me BE-së, pasi më 1987 paraqiti kërkesën për anëtarësim – pra 19 vjet më parë.

Mali i Zi negocion që nga viti 2012, Serbia që nga 2014. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë gjithashtu vende kandidate, por për shkak të mosmarrëveshjeve brenda BE-së bisedimet ende nuk mund të fillojnë.

A mundëson lufta një procedurë të shpejtë?

Një procedurë e përshpejtuar, sikurse kërkon presidenti ukrainas, nuk është e parashikuar në BE, por në sfondin e situatës gjeostrategjike në Europë, kjo nuk mund të përjashtohet më. Me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, të tria ish-republikat sovjetike, BE-ja ka vendosur marrëveshje asocijimi, që synojnë të mundësojnë afrimin shoqëror e politik në BE. Deri tani vendet e BE-së e kanë shmangur një premtim, që këto përpjekje dikur do të kurorëzohen në anëtarësim. Vetëm NATO më 2008 i premtoi Ukrainës dhe Gjeorgjisë, që dikur këto vende duhet të anëtarësohen në aleancë.

Pranimi i RDGJ-së më i shpejti

Deri më sot procedura më e shpejtë për pranim është realizuar më 1990 me pranimin e ish-Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ). Asokohe RDGJ me bashkimin me Republikën Federale të Gjermanisë (RFGJ) automatikisht u anëtarësua edhe në BE. Atëherë u hoq dorë prej negociatave të stërzgjatura, sepse ish-RDGJ pothuajse brenda natës aplikoi standardet e RFGJ-së.

Qeveria e atëhershme drejtuar nga kancelari Helmut Kohl e bindi anëtaren skeptike Britaninë e Madhe (sot jashtë BE-së) me premtime financimesh gjithëpërfshirëse duke marrë përsipër kostot: Shpenzimet e anëtarësimit të Gjermanisë Lindore nuk duhej t'i kushtonin asnjë qindarkë BE-së./ DW


Video