"I lash fëmijët tek gjyshi me lot në sy", deputetja ukrainase ndan dhimbjen: Tani do të kthehem në luftë!

2 March 2022, 10:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"I lash fëmijët tek gjyshi me lot në sy", deputetja
Deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko

Lufta të ndan nga njerëzit e dashur...deputetja Lesia Vasylenko ka treguar historinë e saj të dhimbshme.

Me një fotografi perëndimi, ajo tregoi se sapo kishte lenë fëmijët e saj të vegjël te gjyshja për t’u rikthyer sërish në shesh të luftës.

“Perëndimi i diellit duhet shijuar me njerëzit që duam”, ka shkruar ajo ndërsa ka ndarë një fotografi të ngjyrave të gjalla të qiellit. Në vend të kësaj unë shpërthej në lot”, shton ajo, pasi i duhet të lejë pas familjen e saj dhe të luftojë. Kjo është një histori ndarjeje mes shumë të tjerash, një ndarje për së gjalli.

 “Perëndimet e diellit duhet të shijohen me ata që doni. Në vend të kësaj unë shpërthej në lot, pasi dorëzova bebat e mi gjyshes së tyre. Më i vogli  është 9-muajsh. Unë do të kthehem tek njerëzit e Ukrainës për të ndihmuar ku të mundem! Ndaloni Rusinë”, shkruan ajo.


Video