136 të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, mes tyre edhe 13 fëmijë, sipas OKB

2 March 2022, 08:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

136 të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës,

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se të paktën 136 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë të enjten e kaluar, ku mes tyre besohet të jenë edhe 13 fëmijë.

Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Liz Throssell, tha se numri i vërtetë i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Throssell tha se shumica e viktimave erdhën si rezultat i bombardimeve të rënda të artilerisë, sulmeve ajrore dhe eksplozivëve të tjerë me ndikim të gjerë.

OKB tha gjithashtu se rreth 400 njerëz janë plagosur në luftimet deri tani.

Por shifrat e publikuara nga qeveria e Ukrainës flasin se deri në 352 civilë janë vrarë dhe 1,684 janë plagosur.


Video