Shërbimet e inteligjencës ushtarake ukrainase ngrenë alarmin se Bjellorusia ka vendosur 300 tanke pranë kufirit mes dy vendeve gati për t’iu bashkuar forcave ruse për marrjen e Kievit.
Sipas deklaratës së bërë nga autoritetet ukrainase, tanket janë pozicionuar në kolonë 30 kilometra larg kufirit mes dy vendeve dhe janë në pritje të urdhrit.
Shërbimet sekret ukrainase thonë se për të justifikuar ndërhyrjen po mendojnë rusët.
“Ata po përgatisin një inskenim për t’i dhënë pretekst Bjellorusisë që t’i shpallë luftë Ukrainës”, thuhet në reagim.
Inskenimi, sipas mediave ukrainase mund të jetë organizimi i një sulmi në territorin bjellorus duke fajësuar për këtë më pas Ukrainën.
‼️#DIUinforms????
— Defence intelligence of Ukraine (@DI_Ukraine) March 1, 2022
Russia is preparing a deliberate provocation to justify the introduction of Belarusian troops
According to available data, there are now about 300 Belarusian tanks near the Belarusian-Ukrainian border pic.twitter.com/i4r1arorSE