Putin fut në lojë raketat termobarike, qyteti Ukrainas tronditet nga një shpërthim i fuqishëm (Video)

1 March 2022, 19:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Putin fut në lojë raketat termobarike, qyteti Ukrainas tronditet nga

Sipas analistëve dhe inteligjencës ndërkombëtare, Rusisë po i sos durimi me rezistencën ukrainase dhe në dëshpërim për arritur qëllimin për të cilën nisën fushatën pushtuese po përdorin gjithnjë e më shumë arsenal të rëndë.

Kharkivi u trondit mbrëmjen e së martës nga një shpërthim i fuqishëm, që besohet se është shkaktuar nga një bombë termobarike e hedhur nga një avion rus.

Shpërthimi ka ndriçuar qiellin në të gjithë qytetin dhe ai u parapri nga disa bombardime me raketa Kalibr.

Ukraina akuzon Rusinë se nuk po shënjestron vetëm bazat e ushtrisë së saj, por edhe zonat rezidenciale, përmes raketave të hedhura nga avionët e vet, TU-22M3 pa e kaluar kufirin mes dy vendeve.


Video