
BBC shkruan se në ditën e 6 të pushtimit, situata në Ukrainë vijon të jetë e rrezikshme, me luftime në të gjitha qytetet. Forcat ruse bombarduan sot sheshi e Lirisë në qendër të Kharkiv, qyteti i dytë më i rëndësishëm i Ukrainës, duke shkaktuar një shpërthim të madh.
Një raketë goditi selinë e qeverisë rajonale në qytet. Ndërkohë një kolonë e madhe me automjete të blinduara ruse po përparon drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Forcat ruse, të cilat kanë bombarduar rëndë qytetin port me rreth 500,000 banorë, tani kanë ndërprerë energjinë elektrike për qytetin. Udhëheqësi separatist me bazë në Donetsk, Denis Pushilin, ka thënë se ushtarët e tij po përpiqen të rrethojnë qytetin.
Beteja është ndezur në Mariupol, sepse qyteti ndodhet në pozicionin strategjik kyç në Detin Azov, që ndan forcat ruse në gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe trupat separatiste të mbështetura nga Moska në Ukrainën lindore.
Rusia është përpjekur të angazhohet në zbarkime të dyfishta të trupave në rajon për ditë me radhë. Nëse Moska pushton Mariupolin, atëherë Putin mund të krijojë një urë tokësore midis forcave të saj në Ukrainën juglindore dhe Krimesë.
Megjithatë më e rëndësishmja është se qyteti është gjithashtu një port i madh. Anijet eksportojnë në këtë qytet grurë në të gjithë botën. Imagjinoni se çfarë përfitimesh do të kishte Rusia nëse do të pushtonte qytetin “thesar” të Ukrainës.