
Një gazetare ukrainase me lot në sy ka drithëruar spt mbarë botën me reagimin që ka pasur gjatë një koiference shtypi përballë kryeministrit Boris Johnson.
Daria Kaleniuk e akuzoi atë se kishte ‘frikë’ për të mbrojtur bashkëkombasit e saj, gjatë një vizite sot në Poloni.
Kaleniuk tha se gratë dhe fëmijët “po masakroheshin” pasi NATO nuk po vendoste një zonë ndalim-fluturimi. “Ju keni frikë,” tha ajo, duke shtuar se NATO donte të shmangte Luftën e Tretë Botërore, por ajo kishte “tashmë nisur”.
Më pas shtoi: “Janë fëmijët ukrainas që po vriten. Ju po flisni për më shumë sanksione, por Roman Abramovich nuk është i sanksionuar, ai është në Londër. Fëmijët e tij nuk janë nën bombardime, fëmijët e tij janë atje në Londër. Fëmijët e Putinit janë në Holandë, në Gjermani, në vila. U janë sekuestruar këto vila? Nuk po e shoh këtë.”