Lavrov: E papranueshme që armët bërthamore amerikane të jenë në Europë

1 March 2022, 11:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lavrov: E papranueshme që armët bërthamore amerikane të
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi të martën në një konferencë për çarmatimin bërthamor në Gjenevë se vendosja e armëve amerikane në Evropë është "e papranueshme", ndaj i kërkoi Uashingtonit "t'i kthejë ato përsëri në shtëpi".

Kreu i diplomacisë ruse theksoi gjithashtu se planet e autoriteteve ukrainase për të hequr dorë nga statusi i tyre jo-bërthamor paraqesin rrezik për sigurinë ndërkombëtare.

“Mund t'ju siguroj se Rusia, si një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar dhe e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj në lidhje me mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, po merr të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar shfaqjen e armëve bërthamore dhe teknologjive të ngjashme në Ukrainë”, deklaroi ai përmes një videokonference.

Ministri theksoi se në situatën aktuale është e nevojshme të bëhet gjithçka për të shmangur cikle të reja garash armatimesh. Në këtë drejtim, ai u bëri thirrje SHBA-së dhe BE-së që t'i bashkohen moratoriumit për vendosjen e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi në Evropë. Lavrov siguroi se Rusia "nuk kishte dhe nuk ka raketa me bazë tokësore" të asaj rrezeje.

Për situatën në Ukrainë pas fillimit të operacionit ushtarak të Rusisë, ministri theksoi se "tragjedia" në këtë vend është "rezultat i marrëveshjes së fshehtë të sponsorëve perëndimorë të regjimit kriminal [ukrainas]".


Video