Lufta, ambasada indiane në Ukrainë këshillon evakuimin e shtetasve “urgjentisht”

1 March 2022, 09:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lufta, ambasada indiane në Ukrainë këshillon evakuimin e
Ambasada indiane në Ukrainë këshillon evakuimin e shtetasve “urgjentisht”

Ambasada indiane në Kiev u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen “urgjentisht” nga kryeqyteti ukrainas, pasi autokolona ushtarake e Rusisë mbyllet brenda qytetit.

“Të gjithë shtetasit indianë, përfshirë studentët, këshillohen të largohen urgjentisht nga Kievi sot. Mundësisht me trena ose me çdo mjet tjetër të disponueshëm”, shkroi ambasada në Twitter të martën.

Më pak se 24 orë më parë, ambasada kishte këshilluar qytetarët indianë që të “qëndronin të qetë, paqësor dhe të bashkuar”, duke u kërkuar atyre të jenë të duruar pasi priten turma të mëdha në stacionet hekurudhore.

Njoftimi i Indisë vjen pasi një kolonë ushtarake ruse e përbërë nga automjete të blinduara, tanke, artileri tërheqëse dhe mjete të tjera logjistike arriti në periferi të kryeqytetit të martën, sipas imazheve satelitore nga Maxar Technologies.


Video