Pamje nga lart, vazhdojnë sulmet në disa qytete në Ukrainë (Foto)

1 March 2022, 08:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pamje nga lart, vazhdojnë sulmet në disa qytete në Ukrainë

Dita e gjashtë e pushtimit, sinjale alarmi në të gjithë Ukrainën, ushtria ruse avancon drejt Kievit. Sirenat e alarmit kanë rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ukrainë.

Përveç Kievit, alarmet janë duke rënë në qytetet perëndimore të Ternopil, Vinnytsia, Rivne, si dhe qytetet qendrore të Cherkasy dhe Kropyvnytskyi, sipas shërbimit ukrainas të BBC-së.

Është dita e gjashtë e pushtimit rus të Ukrainës. Ushtria ruse vazhdon avancimin e saj të qëndrueshëm në Kiev, me imazhe satelitore që dallojnë një kolonë të blinduar që duket të jetë rreth 65 km e gjatë.

Trupat ruse raportohet se kanë filluar një sulm tokësor në qytetin jugor të Khersonit. Më shumë shpërthime u dëgjuan gjatë natës në qytete në të gjithë vendin.

Pamje nga lart, vazhdojnë sulmet në disa qytete në Ukrainë

Pamje nga lart, vazhdojnë sulmet në disa qytete në Ukrainë


Video