Gjashtë ngjarjet e pazakonta që shkaktoi pushtimi rus i Ukrainës

28 February 2022, 21:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjashtë ngjarjet e pazakonta që shkaktoi pushtimi rus i Ukrainës
Në foto një instruktor duke stërvitur një grua si të përdorë një kallashnikov në Kharkiv, Ukrainë.

Që nga 24 shkurti, bota vijon të mbetet nën tronditjen e luftës që ka pushtuar Ukrainën. Edhe pas bisedimeve që u zhvilluan ditën e sotme mes delegacionit rus dhe atij ukrainas, Moska nuk ka e ndalur sulmin, duke e lënë situatën njësoj shqetësuese.

Gjatë këtyre 5 ditëve, përveç Ukrainës dhe Rusisë, situatat e pazakonta kanë përfshirë edhe vendet e tjera si Gjermania, Zvicra, Suedia, ngjarje që nuk kishin ndodhur ndonjëherë më parë.

- BE dërgon armë në një konflikt të armatosur për herë të parë në histori.

- Gjermania përmbys politikën historike, nis raketa dhe armë antitank në Kiev dhe iu rikthye financimit të ushtrisë.

- Suedia dërgon ndihma ushtarake në një konflikt të armatosur për herë të parë nga 1939.

- NATO aktivizon për herë të parë “Aktin e Mbrojtjes Kolektive”.

- Sekretarja e Jashtme mbështet britanikët që duan të shkojnë në luftën e Ukrainës.

- Zvicra braktis neutralitetin e saj historik, miraton sanksione kundër Rusisë.

 


Video