"Largohuni nga shtëpitë", Rusia paralajmëron banorët e Kievit: Do sulmojmë qendrat teknologjike!

1 March 2022, 14:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Largohuni nga shtëpitë", Rusia paralajmëron

Ministria ruse e mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Kievit se po përgatitet të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas.

Në një deklaratë, zyrtarët rusë thanë se forcat e tyre po përgatiten të nisin "sulme me precizion të lartë" kundër "qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës dhe qendrës së 72-të kryesore PsyOps në Kiev".

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorët e Kievit që banojnë pranë stacioneve të transmetimit të largohen nga shtëpia e tyre”, thuhet në deklaratë.

Zyrtarët pohuan se sulmet po kryhen për të "parandaluar sulmet e informacionit kundër Rusisë".

 


Video