
Të paktë 5 është numri i jetëve që u shuan pasditen e kësaj të marte nga një sulm me raketë që duket se kishte si shënjestër kullën televizive të Kievit.
Ajo ndodhet brenda territorit të Babyn Yar, një vend përkujtimor për viktimat holokaustit. Në këtë vend, më 29-30 shtator të vitit 1941, nazistët kryen një ndër masakrat më të mëdha, duke vrarë mbi 33 mijë hebrenj.
Sulmi u dënua ashpër nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i cili iu drejtua botës me këto fjalë: “Ç’kuptim ka të thuash “kurrë më” për 80 vjet, nëse bota hesht kur një bombë bie në të njëjtin vend të Babyn Yar? Të paktën 5 të vdekur. Historia po përsëritet…”
Ndërsa Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba, tha se sot, pas 80 vjetësh nazistët rusë goditën të njëjtën tokë, për të varë ukrainasit.
“Kulla televizive e Kievit, e cila sapo është goditur nga një raketë ruse, ndodhet në territorin e Babyn Yar. Më 29-30 shtator 1941, nazistët aty vranë mbi 33 mijë hebrenj. 80 vjet më vonë, nazistët rusë godasin të njëjtën tokë për të shfarosur ukrainasit. Djallëzore dhe barbare”, shkruajti Kuleba.