Rusia ka ofruar armëpushim në Mariupol.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh: dy javë më parë rezidentëve në qytetin e rrethuar iu ofrua një pushim në këmbim të dorëzimit të armëve dhe evakuimit të vetë qytetit.
“Që ky operacion humanitar të ketë sukses, ne propozojmë që të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët dhe të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, tha ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë të cituar nga AFP të mërkurën.
Korridori humanitar nga Mariupol në Zaporizhzhia – përmes qytetit Berdiansk që kontrollohet nga Rusia – do të hapet në mëngjesin e së enjtes.
Autoritetet e Ukrainës nuk e ka komentuar ende këtë njoftim.
Përpjekjet e mëparshme për të vendosur një armëpushim në Mariupol kanë dështuar, mes akuzave për sulme nga të dyja palët.