Më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainas janë refugjatë lufte

30 March 2022, 21:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainas janë

Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi se më shumë se katër milionë ukrainas janë larguar nga vendi që nga fillimi i luftës.

Sipas UNICEF, gjysma e refugjatëve janë fëmijë. Kësaj shifre i shtohen edhe 2.5 milionë fëmijë të tjerë që janë zhvendosur brenda vendit, që do të thotë se 60 për qind e fëmijëve në Ukrainë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi vizitoi një qendër ku po qëndrojnë refugjatët në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.

Ai tha se numrat që kalojnë kufirin në Poloni kanë rënë dhe situata "nuk është si më parë".

"Tani, është një situatë shumë fluide," tha ai. "Disa njerëz ndoshta vijnë për të parë të afërmit e tyre, disa njerëz shkojnë në vende të tjera, disa njerëz qëndrojnë në Poloni... Unë mendoj se të gjithë po po presin me shpresë që të përfundojë lufta”.

Ai u bëri thirrje donatorëve që të jenë fleksibël se ku mund të shpenzohen paratë e tyre, duke pasur parasysh ndryshimin e nevojave brenda Ukrainës dhe në vende si Polonia. “Ne duhet të jemi gati për çdo lëvizje në këtë situatë shumë të vështirë”, tha ai.


Video