
Komandanti i lartë i ushtrisë amerikane në Europë thotë se beson se "përqëndrimi i forcës" i trupave amerikane në kontinet duhet "të ndryshojë" për të pasqyruar një kërcënim në rritje nga Rusia.
Gjenerali Tod Wolters, i cili drejton Komandën Europiane të Ushtrisë, tha në një seancë dëgjimore në Kongres se "akti i pakuptimtë" i Rusisë - pushtimi i Ukrainës - ofron një mundësi për të "rishqyrtuar arkitekturën e përhershme ushtarake që ekziston" në kontinent.
Wolters shtoi se kjo do të përfshinte si dislokimet e trupave në terren në Europën Lindore dhe "policimin ajror", si dhe forcat detare.
Wolters tha gjithashtu se SHBA-ja ka krijuar dy qendra - secila me rreth 100 personel - që po punojnë për të dërguar ndihmën ushtarake dhe humanitare në Ukrainë. Oficerët ukrainas të ndërlidhjes janë të pranishëm në këto qendra.