“Rusia nuk është agresore në Ukrainë”, lideri çeçen: Faleminderit Vuçiç

10 March 2022, 16:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Rusia nuk është agresore në Ukrainë”, lideri
Lideri i Republikës së Çeçenisë Ramzan Kadyrov dhe Vladimir Putin

“Rusia nuk është agresore në Ukrainë”, ka deklaruar lideri i Republikës së Çeçenisë Ramzan Kadyrov.

Në intervistën dhënë mediave serbe, Kadyrov deklaroi se Rusia dhe ai personalisht kurrë nuk do të harrojnë se Serbia, e vetmja krahas Bjellorusisë, nuk i ka vendosur sanksione Rusisë dhe falënderoi Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiçin, për siç tha “politikën paqësore që po ndjek”.

“Republika e Çeçenisë ka përjetuar para jo shumë kohësh dy operacione të vështira luftarake. Kemi ndjerë pasojat e rënda të luftës, e nxitur kah fundi i shekullit të kaluar si rezultat i provokimeve të shërbimeve të huaja informative, qëllimi i së cilave ishte shkatërrimi i Rusisë.

Vetëm falë politikës së vendosur të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe udhëheqësit kombëtar të popullit çeçen, Ahmat Kayrov, terrorizmit ndërkombëtar ne Çeçeni ju thye kurrizi”, tha Kadyrov.


Video