Përfundon takimi, s’ka marrëveshje për armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare

10 March 2022, 11:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfundon takimi, s’ka marrëveshje për armëpushim dhe
Pamje nga takimi Lavrov-Kuleba

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Rusinë, pas takimit me homologun rus, Sergey Lavrov.

Ai u shpreh se nuk ka marrëveshje për armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare.

“Nuk ka qenë një takim shumë pozitiv, me qëllim për të arritur korridore humanitare për Mariupolin, ndër qytetet më të goditura.  Lavrov nuk u tregua i angazhuar, pro do të kërkojë bisedime. Nuk pati marrëveshje për korridore në Mariupol, nuk ka armëpushim, nuk pati kongres, por do të vijojnë përpjekjet, janë të gatshëm të takohen sërish, Mariupol i rëndësishëm për Ukrainën”, tha Kuleba.

 


Video