
Një burrë ukrainas ka përshkruar momentin kur mësoi se gruaja dhe dy fëmijët e tij u vranë nga një predhë ruse, shkruan The Guardian
Në një bisedë me New York Times ai tha se e kishte mësuar lajmin pasi kishte parë një postim në Twitter dhe fotot e familjarëve të tij të shtrirë përtokë të pajetë.
“Unë njoha valixhet dhe kështu që e dija”, tha Serhiy Perebyinis.
Tetiana Perebyinis dhe dy fëmijët e tyre, Mykyta, 18 dhe Alisa, 9 vjeç, vdiqën në qytetin e Irpin teksa po arratiseshin. Në vitin 2014, ata u larguan nga Ukraina lindore për t’u vendosur në Kiev pas luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.
Important decision by the @nytimes to put this @lynseyaddario photo above the fold on the front page of today's NYT.
— Jeremy Diamond (@JDiamond1) March 7, 2022
The world should not avert its eyes to what Russia is doing in Ukraine pic.twitter.com/udhBA0TBIi
“E gjithë bota duhet të dijë se çfarë po ndodh këtu,” tha Serhiy, i cili kishte udhëtuar për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë para se të fillonte lufta.
Ai i tha gazetës se për t’u kthyer në Kiev, u detyrua të hynte në Rusi dhe më pas të udhëtonte për në qytetin e Kaliningradit për të kaluar në Poloni.
Perebyinis tha se iu kishte thënë trupave ruse në kufirin me Poloninë se: “E gjithë familja ime vdiq në atë që ju e quani një operacion special dhe ne e quajmë luftë. Mund të bëni çfarë të doni me mua, nuk kam asgjë për të humbur.”
“Është e vështirë të shikosh kur gruaja jote e dashur është e shtrirë e pajetë në tokë”, ka shkruar ai.
Ai u zotua gjithashtu për drejtësi për familjen e tij: “Do të luftoj për ta deri në fund. Do të sigurohem që të ketë një vendim gjykate.”
“I recognized the luggage and that is how I knew.” Devastating story by @AndrewKramerNYT about a husband realizing his wife and two children had been killed trying to flee Irpin. https://t.co/6PrMMBB7Vo
— Paul Sonne (@PaulSonne) March 10, 2022