Fotot e tmerrshme nga bombardimi i maternitetit në Mariupol

9 March 2022, 21:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fotot e tmerrshme nga bombardimi i maternitetit në Mariupol

“Kiyv Post” ka publikuar foto të tmerrshme të pasojave që ka lënë bombardimi rus ndaj një materniteti në qytetin e Mariupolit, në Ukrainë.

Në foto shihen gra shtatzënë të plagosura, duke dalë nga rrënojat e maternitetit.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, duke postua një video të pasojave të bombardimit në spital, i kërkoi botës që të mos injorojë më tej atë që po ndodh në vendin e tij.

“Mariupol. Sulm direkt ndaj maternitetit. Ka njerëz dhe fëmijë nën rrënoja. E tmerrshme! Edhe për sa kohë bota do të jetë bashkëpunëtore, duke injoruar terrorin që po ndodh? Mbyllni qiejt menjëherë! Ndaloni vrasjet! Keni fuqi, por duket se keni humbur njerzillëkun”, shkruan Zelensky.

 

Fotot e tmerrshme nga bombardimi i maternitetit në MariupolFotot e tmerrshme nga bombardimi i maternitetit në MariupolFotot e tmerrshme nga bombardimi i maternitetit në Mariupol



Video