
Kryeministri britanik Boris Johnson dënoi bombardimin e një spitali për fëmijë dhe një materniteti në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol të mërkurën.
Në një postim në Twitter, ai tha se Britania “po shikon mundësinë për më shumë mbështetje për Ukrainën për t’u mbrojtur kundër sulmeve ajrore dhe ne do ta bëjmë Putin të paguajë për krimet e tij të tmerrshme”, duke shtuar hashtagun “#PutinMustFail”.
There are few things more depraved than targeting the vulnerable and defenceless.
— Boris Johnson (@BorisJohnson) March 9, 2022
The UK is exploring more support for Ukraine to defend against airstrikes and we will hold Putin to account for his terrible crimes. #PutinMustFail https://t.co/JBuvB78HVC
Këshilli i qytetit të Mariupolit ka postuar video të një materniteti dhe spitali fëmijësh të shkatërruar në qytet dhe ka akuzuar forcat ruse se kanë hedhur disa bomba mbi të nga ajri.