Rusia largohet nga KiE: Nuk do të marrim pjesë

10 March 2022, 10:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia largohet nga KiE: Nuk do të marrim pjesë
Këshilli i Europës

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Europës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut, e themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan The Guardian.

Kremlini tha se anëtarët e NATO-s po minonin organizatën europiane të krijuar për të mbështetur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Rusia u bashkua me Këshillin e Europës në 1996, pas një aplikimi nga Boris Jelcin si pjesë e një përpjekjeje për të dërguar vendin drejt demokracisë. Por kontradiktat kanë qenë të shumta  gjatë gjithë kohës.

Disa sugjerojnë se anëtarësimi i Rusisë në organin prej 47 vendesh e ka delegjitimuar atë.

Të drejtat e përfaqësimit të Rusisë u pezulluan më 25 shkurt, një ditë pas pushtimit të Ukrainës.

Por kjo nuk ishte hera e parë që Këshilli e ka pezulluar Rusinë. Hera e parë ishte në 2001, pas luftës së dytë çeçene, dhe në 2014 kur Vladimir Putin pushtoi Krimenë.


Video