Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, nga Antalia ku zhvilloi takimin me dhe homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, iu përgjigj pyetjes lidhur me sulmin rus ndaj maternitetit në Mariupol, nëse Rusia po shenjestron gratë shtatzëna, pasi ky është krim lufte:
“Sa i përket spitalit, nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata për krime lufte, të kryera nga forcat ruse. Në një takim të Këshillit të Sigurimit, treguam fakte për maternitete që janë të pushtuara nga grupe radikale.
I kanë larguar gratë shtatzëna dhe kanë ngritur një bazë. Kështu manipulohet opinioni publik.
Ukaina është kthyer në një vend anti rus, Perëndimi u ka kërkuar të deklarohen nëse janë me ne, apo kundër nesh”, tha Lavrov.